Aktualitet

10 ditë luftë me vdekjen, ndërron jetë 49-vjeçarja me COVID tek Infektivi, pasi u infektua në fasoneri vdes nëna e 7 fëm

15 Korrik 2020, 07:23 Nga DOSJA
10 ditë luftë me vdekjen, ndërron jetë 49-vjeçarja me

TIRANË– Një 49-vjeçare nga Kruja ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Mësohet se e reja ishte infektuar në një fasoneri në Krujë dhe ishte intubuar prej 10 ditësh.

Gjithashtu bëhet me dije se e reja ishte nëna e 7 fëmijëve, ndërkohë që rasti i saj pritet që të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë. 

Mësohet se e reja jetonte në një konteiner pasi banesa e saj ishte dëmtuar për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, “banesë” e cila i ishte siguruar nga ana e shoqërisë civile.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër viktima të tjera. 85 persona të tjerë janë konfirmuar më Covid-19. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kruje viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi kruje viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll