Aktualitet

SPAK me një anëtare të re, Manjola Kajana betohet para Presidentit: Do respektoj Kushtetutën

14 Korrik 2020, 16:04 Nga DOSJA
SPAK me një anëtare të re, Manjola Kajana betohet para

TIRANË- Manjola Kajana është betuar sot si anëtare e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar para Presidentit të Republikës. Ceremonia është zhvilluar sot në Presidencë, ku prokurorja Manjola Kajana u betua me dorën në Kushtetutë.

Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, tha ajo.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anëtarët e spak ilir meta manjola kajana anëtarët e spak ilir meta manjola kajana

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 15:25

SHKODËR– Detaje bëhen me dije nga plagosja e drejtorit të UKT-së, Mark Molla dhe të të birit, Kristjanit. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëz...

Aktualitet 14 Korrik 2020, 15:02

SHKODËR- Dosja.al ka siguruar fotot e dy të plagosurve sot në Shkodër. Në fotot e mëposhtme shfaqet babë e bir, Mark dhe Kristjano Molla.Të dy u plagosën p...