VIDEO/ Solli në spital vëllanë e dyshuar me koronavirus, mjekët tek Infektivi i thonë ik në shtëpi. Qytetari: Po na sorol
TIRANË– Një person i dyshuar si i infektuar me koronavirus është dërguar në gjendje të rëndë nga Sanatoriumi në Spitalin Infektiv me një autombulancë. Ai shoqërohej nga vëllai i tij, i cili pasi ka përcjellë të sëmurin deri tek dera e spitalit pavarësisht se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të, largohet nga ambientet e tij pa iu nënshtruar asnjë testi.
Për mikrofonin e ABC News ai tregon se i vëllai ka pasur shqetësim të vazhdueshëm dhe pas disa tentativave për t’u lidhur me 127, ka vendosur ta dërgojë vetë me makinën e tij drejt Sanatoriumit. Nga atje ai është sjellë me autoambulancë në spitalin Infektiv. Vëllai thotë se mjekët i kanë thënë të ikë në shtëpi pa i marrë tamponin.
“Vëllai ka shqetësim, mungesë frymëmarrje dhe këputje e djersë. E çuam te Senatoriumi mbrëmë pastaj e sollëm këtu. Në gjendje të rëndë. Akoma nuk ka dalë testi. Por dyshime. Ka tre ditë me simptoma. E morën 127 dje. Na thanë prit mbaje linjën hapur, sorollatje.
E mora makinën time e solla këtu. E pashë që gjendja po agravohej. Mjekët na thanë ik. Nuk na e morën tamponin. Si rregull duhet ta marrin. Vëllanë dje e kam marrë e kam çuar në Fier. Gruaja ka qenë afër tij”, shprehet ai.
Një tjetër rast i ngjashëm është hasur nga ABC News përpara spitalit Infektiv. Një vajzë e cila ka mbërritur aty duke u përpjekur të kontaktojë me mjekët, thotë se të afërmit e saj dyshohen se janë mbartës të Covid-19 për shkak të simptomave të rënda, por askush nuk i bën tamponin.
“Kam ardhur këtu sepse jam e shqetësuar sepse dyshohet se janë me korona. Askush nuk vjen. Shteti pret të vijnë të futen në intubim këtu që të bëjnë tamponin. Jetoj të stadiumi Qmal Stafa. Kanë marrë emrat shënim te 127. Ka kaluar më shumë se një javë dhe askush nuk ka ardhur”, shprehet ajo.
(Marrë nga Abcnews.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Mund të kemi mbi 600 të infektuar në ditë”, Skënder Brataj replikon me Erion Dashon: Deklaratat e tua janë shtrembër
TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka replikuar sot me ekspertin e shëndetit publik, Erion Dasho. Brataj shkruan se deklarata e Erion ...
U plagos tek pragu i derës/ Vila tre-katëshe e rrethuar me shirita policie, PAMJE nga shtëpia e drejtorit të UKT-së në Shk
SHKODËR– Publikohen pamje nga shtëpia e drejtorit të UKT-së në Shkodër. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Policia ka rrethuar shtëpinë dhe ka ni...
Ndërpritet sërish transporti qytetas, kompania njofton qytetarët
TIRANË- Transporti publik do të ndërpritet sërish nesër. Kompania Iri Trans që operon në Durrës ka njoftuar se nga nesër në datën 15 korrik nuk do të jenë ...
Balla inspekton punimet në lulishten në qendrën e Elbasanit: Qëllimi ynë është të krijojmë hapësira shlodhëse në të
ELBASAN-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socilaiste Taulant Balla së bashku me kreun e Bashksië së Elbasan, Gledjan Llatja dhe deputeten Evis Kushi, inspek...
“Konflikt i çastit”/ Policia zbulon pse u qëllua drejtori Molla: Ishte bashkë me djalin, prangosëm autorin. FOTOJA E ARM
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e drejtorit të Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër, Mark Molla dhe djalit të tij. Në një njoft...
Rindërtimi në Durrës, Këshilli Bashkiak merr dy vendime të rëndësishme
DURRËS -Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Këshillin Bashkiak të Durrësit janë marrë disa vendime për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Më...
I prekur nga COVID-19, shqiptari ndërron jetë në mënyrë misterioze në qendrën e riatdhesimeve në Itali
ITALI-Autoritet italiane po përpiqen të zbardhin misterin e vdekjes së një shqiptari në qendrën e riatdhesimeve në Gradisca d’Isonzo në Gorizia. Sipas mediave i...
Sherr për një vend parkimi në Shkodër/ Fqinji merr armën dhe qëllon me pistoletë drejtorin e UKT-së me të birin, arrest
SHKODËR– Plagoset me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij, Mark Molla, drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve dhe djali i tij, Kristjano. Burime për Dosja.al...