Bota

Pandemia Covid-19/ Austria pezullon fluturimet me Kosovën deri më 31 korrik

14 Korrik 2020, 14:49 Nga DOSJA
Pandemia Covid-19/ Austria pezullon fluturimet me Kosovën deri më 31

KOSOVË– Ditën e sotme Ambasa e Kosovës në Austri ka nkoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka marrë vendim që t’i pezullojë fluturimet në drejtim të Kosovës deri më 31 korrik.

 “Njoftim!Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Austrisë me qëllim të frenimit të përhapjes së krizës shëndetësore të shkaktuara nga Koronavirusi (COVID-19), nga 16 korrik 2020 do të pezulloj të gjitha fluturimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor, perfshirë ketu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina. Kjo rregullore vlenë deri më 31 korrik 2020. Me respekt, Ambasada e Kosovës në Vjenë.”- thuhet në njoftim.

Ky vendim vjen pasi në Kosovë pothuajse prej më shumë se një jave është parë një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me COVID-19, situatë e tillë që ka detyruar qeverinë të marrë masa të reja.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll