Bota

13 Korrik 2020, 21:20 Nga DOSJA

SHBA- Policia në SHBA mesa duket ka marrë shembull rastin e Derek Chauvin i cili vrau në mënyrë barbare afro-amerikanin George Floyd.

Një video së fundmi është bërë virale në të gjithë botën ku një polic është filmuar duke i vendosur gjurin në fyt një të riu me ngjyrë, duke ngjallur përsëri reagimin e opinionit publik.

Autoritetet në Pensilvani kanë filluar hetimet për këtë rast sakaq në video shihen edhe dy policë duke mbajtur të neutralizuar në tokë të riun me ngjyrë, i cili dëgjohet teksa kërkon ndihmë. Fatmirësisht nga ky incident nuk janë shënuar viktima, por qytetarët në Pensilvani  përsëri janë ngritur në protestë dhe kanë marshuar para stacionit të policisë, për të kërkuar shpjegime për këtë rast.

GRAPHIC VIDEO: @AllentownPolice held down this man’s face to the pavement and then one of its officers placed their knee on his neck!! This happened yesterday and is exactly what led to #GeorgeFloyd’s death. We need this officer’s name and badge # NOW. #ICantBreathe pic.twitter.com/3qSlKGSgF4

— Ben Crump (@AttorneyCrump) July 12, 2020

Ndërkohë bëhet me se shefi i policisë, Glen Granic, ka tentuar të qetësojë situatën, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar, gjithashtu zbuloi disa detaje të reja përsa i përket incidentit. Sipas shefit të policisë, i riu ishte i sëmurë dhe policët i kishte kundërshtuar e pështyrë. Më pas sipas besohet se policët e kanë dërguar të riun në spital, nga ku më pas ka  është liruar me procedurë të rregullt.

Kujtojmë se njw video e tillw ishte dhe ajo e vrasjes se Floyd ku polici i mori jetwn. Vrasja e George Floyd do të mbahet mend gjatë  jo vetëm për amerikanët, por për mbarë botën. Ai u vra brarbarisht dhe humbi jetën me kokën për betoni të shtypur nga gjunjët e policit amerikanë.

Burimi:.nbcnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota policet ne shba shba policet ne shba shba

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 20:08

SHBA- Donald Trump ditën e sotme i është rikthyer përsëri dëshirave të dikurshme dhe pasioni për të luajtur golf ka pushtuar sërish presidentin e SHBA- së.Por n...

Bota 13 Korrik 2020, 19:40

EVROPË- Këshilli i çështjeve të Jashtme të BE ditën e sotme ka reaguar për muzeun e Shën Sofisë që tashmë është kthyer në xhami. 27 ministrat e jash...