Politike

Debati tek Ligjet/ Murrizi sugjerime opozitës: Listat e hapura s‘ndalojnë koalicionet, vetëm klasiket… po të duan të ka

14 Korrik 2020, 08:52 Nga DOSJA
Debati tek Ligjet/ Murrizi sugjerime opozitës: Listat e hapura

TIRANË– Deputeti i ngelur i Partisë Demokratike në Kuvend, Myslym Murrizi ka kundërshtuar tërheqjen e Partisë Socialiste për të mos ndaluar koalicionet parazgjedhore, pragun 2% dhe listat e hapura. Murrizi tha se nuk ka ndalim të koalicioneve, por vetëm të atyre koalicioneve mediatike. Ai i sugjeroi opozitës jashtë parlamentit, që të përdorë listën e përbashkët.

Të merret garancinë për sistem proporcional rajonal, pragu të jetë kombëtar. Ne kemi prag kombëtar, por s’kemi rezervurë për çdo qark, çdo subjekti. Prag kombëtar në sistem proporcional është nul. Mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku. Pra mandati nuk duhet të humbë për çdo artificie.

Jemi stigmatizuar që kemi prishur rehatin e atyre që kanë marrë në qafë Shqipërisë që në vitin 2008. Listat e Hapura nuk ndalojnë koalicionet, por jo ato me formulë klasike. Të kandidojnë me listë të përbashkët, lloj-lloj amalgami mediatiko- politik. Në parlamentin e 2021 do të vijnë ata që zgjedh qytetarit. Këta që dalin sikur u u kemi prishur koalicionet, prishën vetë koalicionet 3 vite më parë. Ky ligj nëse kalon me 94 deputetë. Hapja e Listave është ajo që tremb zotërinjtë dhe lehësit në çdo studio sikur ne po pengojmë marrëveshjen e tyre.”- tha Murrizi.

Vijon…

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslym murrizi ndalimi i koalicioneve myslym murrizi ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll