Politike

‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet: Hapen pak listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore, pragu elektoral do caktohet në Kod

14 Korrik 2020, 08:27 Nga DOSJA
‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet: Hapen pak listat dhe ndalohen

TIRANË– Komisioni i Ligjeve bashkë me Këshillin e Legjislacionit miratuan sot në unanimitet të plotë, shumicë socialiste-opozitë e re, ndryshimet e Kushtetutës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Pavarësisht ngurrimit fillestar të deputetëve Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni, që ngjallën perceptimin se Partia Socialiste po tërhiqej, drafti u miratua sot nen për nen, dhe u vendos se zgjedhjet e ardhshme do të jenë me lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore. Është Kuvendi tashmë që me një shumicë prej 94 votash do të duhet të vendosë për këto ndryshime Kushtetuese. 

Por përse u bënë bashkë sot, PS dhe opozita e re?

Deputetët ranë dakord për të ndërhyrë në Kushtetutën e vendit për të ndryshuar listat, duke e sanksionuar kështu në Kushtetutë hapjen e listave, (vota parapëlqyese në dyshime 2/3). Pra, do të jenë votuesit që do të përcaktojnë për 2/3 e listës së partive, se kush do të hyjë në parlament. Ndërsa 1/3 është në dorën e subjekteve për përfaqësimin gjinor. Kjo dakordësi ndryshon pikat 1 dhe 2 të nenit 64, po ashtu edhe pikën 1 të nenit, 68 të Kushtetutës, ku saktësohen listat e zgjedhësve, koalicioet ndërkohë që ruhet sistemi proporcional rajonal.

Por maxhoranca dhe opozita e re ranë dakord gjithashtu se nuk do të prekin ata pragun elektoral dhe se ndalimi i koalicioneve do të diskutohet në Kodin Zgjedhor. 

PD dhe aleatët kundërshtojnë këtë marrëveshje pasi ndalon koalicionet parazgjedhore, ndërsa vetë Myslym Murrizi në Kuvend iu sugjeroi që të “hynin në një listë të përbashkët“, si ajo e vitit 2017. Ky skenar sjell shkrirjen e logove dhe votave të partive të vogla, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për një minim të marrëveshjes së 5-qershorit, nëse Kuvendi do të miratojë ndryshimet në Kushtetutë për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. 

Përsa i përket pragut elektoral, opozita e re nga 5% që e kërkoi në kërkesën e parë, dje tha se donte një prag 2% ndërsa sot, u la që pragu të jetë natyral në bazë qarku, ndërsa sanksionimi iu kalua Kodit Zgjedhor. 

Lexo të plotë dokumentin këtu

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve ligji per ndryshimet ne kushtetuese ndalimi i koalicioneve komisioni i ligjeve ligji per ndryshimet ne kushtetuese ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 13 Korrik 2020, 18:18

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi ka treguar sot marrëveshjen e vitit 2-017 që ka bërë me Edi Ramën, që e detyroi atë të largohej nga Lulzim Basha. Në një int...