Politike

Jeni gjobitur apo iu kanë hequr patentën? Mos shkoni më në Komisionet e OASH, tani shkeljet ankimohen ndryshe (HAP PAS HAPI)

14 Korrik 2020, 08:22 Nga DOSJA
Jeni gjobitur apo iu kanë hequr patentën? Mos shkoni më në

TIRANË– Mbyllen të gjitha Komisionet e Organeve Administrative Shtetërore. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili bashkë me kryepolicin Ardi Veliun shkuan dhe inspektuan nga afër punën e OASH në Komisariatin e Policisë Rrugore.

Në fjalën e tij, ministri Lleshaj dhe se tanimë do të përfundonin pritjet fizike të qytetarëve në Komisione për masa administrative apo shkelje të tjera gjatë drejtimit të mjetit. Tanimë, sipas Lleshajt,  ky shërbim do të ofrohet vetëm online.

“Duke filluar nga sot zyrat e OASH do të mbyllen. Ata që kanë bërë shkelje kanë të drejtë që të gjithë dokumentacionin ta çojnë në e-albania pa pritur në radhë. Qëllimi i kësaj mase është që të eliminojmë detyrimin e qytetarëve për t’u paraqitur në zyra. Së pari lehtësohen qytetarët, dhe së dyti eliminiohet një mundësi kontakti me komisionet,”-u shpreh Lleshaj.

PROCEDURAT QË NDIQEN ONLINE

Dokumentacioni i nevojshëm

– Procesverbali i konstatimit të shkeljes; – Çdo dokument tjetër i cili mund të dërgohet nëpërmjet portalit e-Albania tek OASH dhe që mund të ndikojë në përmirësimin e Gjykimit Administrativ të kundravajtjes së kryer

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Kundërvajtje rrugore OASH”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; – Brenda një afati të përcaktuar prioritar OASH merr vendimin sipas akteve dhe normave të sjelljes dhe vendimi bëhet i lexueshëm dhe i shkarkueshëm në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

3 ditë

Periudha e vlefshmërisë

Sipas afateve të përcaktuara në Kodin Rrugor

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oash oash kalon online sander lleshaj oash oash kalon online sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 13 Korrik 2020, 18:18

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi ka treguar sot marrëveshjen e vitit 2-017 që ka bërë me Edi Ramën, që e detyroi atë të largohej nga Lulzim Basha. Në një int...