Art&Argëtim

Tapë me akullore të rrëzuar mbi rroba/ Amber Heard publikon foton turpëruese të Johnny Depp, aktori: Kam qënë i lodhur

13 Korrik 2020, 19:31 Nga DOSJA
Tapë me akullore të rrëzuar mbi rroba/ Amber Heard publikon foton

AMERIKE– Amber Heard ka nxjerrë përpara gjyqit një foto të Johnny Depp, që sipas saj, tregon se sa patetik ishte bërë aktori i famshëm.

Dje ajo prezantoi në gjyq një foto ku Depp dukej në formën më të keqe të mundshme.
I bërë tapë dhe me akulloren e rrëzuar mbi rroba, aktori i Hollywood ndodhej gjatë një fluturimi me avion privat.

Heard, 34 vjeç, dhe ish-bashkëshorti Depp, 57, ndodheshin në një fluturim nga Bostonin në Los Anxheles në maj të vitit 2014, ku dhe protagonisti i Piratët e Karaibeve akuzohet se kishte pirë shumë alkool dhe kokainë. Ai tha gjatë gjyqit se në atë kohë punonte 17 orë në ditë dhe kishte vendosur që të shkonte në Bahamas për detoksifikim.

Kam qenë shumë i lodhur, më kishte zënë gjumi dhe akullorja më ishte shkrirë në prehër. Ajo më bëri foto dhe më tha ditën tjetër “shiko se si je bërë, je patetik”, tha Depp.

Në gjyq dëshmoi edhe ish-asistenti i Johnny Depp, Stephen Deuters, i cili tha se Heard ka qenë abuzuesja dhe jo e abuzuara në marrëdhënien e saj me Depp.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz amber heard johnny depp amber heard johnny depp

Sondazh

Poll