Art&Argëtim

Presley dhe Travolta, dy familjet e mallkuara të Hollywood, vetëm sot mbyllën sytë dy të shtrenjtit e tyre, aktori priste r

13 Korrik 2020, 16:59 Nga DOSJA
Presley dhe Travolta, dy familjet e mallkuara të Hollywood, vetëm sot

AMERIKE– Ditën e sotme dy lajme tragjike kanë ardhur nga bota e Hollywood-it. Fillimisht u mësua se kishte kryer vetëvrasje nipi i legjendës Elvis Presley, Benjamin Keough.

Ai u gjet nga policia, pa shenja jete me një plagë të vetme arme në kraharor, rreth orës 6:30 të mëngjesit në shtëpinë e nënës së tij në Kaliforni.

Ndërkohë më pas aktori i njohur John Travolta ndau me ndjekësit e tij në Instagram se bashkëshortja e tij ka humbur jetën nga kanceri i gjirit, prej të cilit vuante prej 2 vitesh.

Tragjedi të tilla nuk janë të vetmet që kanë ndodhur në dy familjet e përmenduar më sipër dhe duke mësuar historitë e tyre fare lehtë mund të thuhet se një lloj mallkimi i përndjek!

Kujtojmë se Elvis Presley vdiq në moshën 42 vjeçare si pasojë e një ataku në zemer, e cila u provokua nga abuzimi me drogën. Sipas ish gruas, Priscillë-s ylli i muzikës kishte kohë që në mendjen e tij qarkullonte ideja e vetvrasjes, ndaj vdekja e tij thuhet se ishte e bërë me plan.

Ben, nipi i artistit ka mbajtur një profil të ulët gjatë viteve të fundit dhe e vetmja gjë për të cilën ai është shumë i njohur është ngjashmëria pothuajse identike me gjyshin e tij të famshëm, e mesa duket kanë pasur dhe të njëjtin fat.

Ndërsa në familjen e aktorit të njohur John Travolta në vitin 2009, çifti u përballën me një humbje të rëndë, pasi djali i tyre 16-vjeçar mbylli sytë përgjithmonë, pas asfiksimit të shkaktuar nga një sëmundje.

Vdekja e Jett kishte ardhur si rezultat i një krize epilepsie që kishte shkaktuar rrëshqitjen dhe më pas goditjen që ai kishte marrë kur kishte rrëshkitur.

John Travolta në atë kohë u përpoq të ringjallte djalin e tij duke besuar në sektin e Kishës Shkencologjike mirëpo e gjitha dështoi dhe i biri ndërroi jetë.

Tragjeditë e ndodhura së fundmi janë një goditje e madhe për dy familjet, mirëpo si John ashtu dhe prindërit e Benjamin kanë marrë ngushëllime nga miqtë, njerëzit e afërm dhe ata online.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elvis presley john travolta tragjedi elvis presley john travolta tragjedi

Sondazh

Poll