Art&Argëtim

U zhduk në det disa ditë më parë/ Prindërit e Naya Rivera vizitojnë vendin ku aktorja humbi kontaktet

13 Korrik 2020, 18:02 Nga DOSJA
U zhduk në det disa ditë më parë/ Prindërit e Naya

SHBA-Ngjarja tragjike që tronditi botën pak ditë më parë ende nuk është zbardhur ndërkohë që familjarëte aktores së famshme Naya Rivera, janë të trishtuar për gjithçka ka ndodhur.

Ndërkohë sipas mediave të huaja mësohet se familjarët e Riverës kanë vizituar brigjet e liqenit të Kalifornisë, vendi në të cilin aktorja humbi çdo kontakt me të afërmit.

Babai i saj, Geroge Rivera, mbërriti në brigjet e Liqenit Piru me pjesën tjetër të familjes.

Teksa ishte shumë i mërzitur dhe i ngarkuar emocionalisht, për të lehtësuar dhimbjen hyri në brendësi të liqenit dhe godiste me grushta fuqishëm sipërfaqen e ujit.

I dhimbshëm ishte edhe momenti kur e gjithë familjarët e aktores u përqafua të gjithë me njëri tjetrin.

Kujtojmë se aktorja 33-vjeçare u zhduk ndërkohë që po shëtiste në liqen së bashku me djalin e saj 4-vjeçar Josey. Ky i fundit, u gjet i vetëm në varkë mbrëmjen e së mërkurën, ndërsa nuk u pa asnjë shenjë e nënës së tij, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë. Pas disa ditë kërkimesh intensive, trupi i Naya-s ende nuk është gjetur.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz naya rivera naya rivera

Sondazh

Poll