Art&Argëtim

Pronari i baxhos i tështin Ramës fare pranë, facoleta në hundë kthehet në shqetësim, kryeministri dyshon: Keni ndonjë ra

13 Korrik 2020, 15:42 Nga DOSJA
Pronari i baxhos i tështin Ramës fare pranë, facoleta në

TEPELENË– Edhe pse kohë koronavirusi, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur takimet dhe inspektimet në terren. Sot ka shkuar në fshatin Dukaj, ku edhe ka parë nga afër një baxho dhe bujtinë të ndërtuar nga një i ri i zonës.

Pasi kanë parë gjithë prodhimin e baxhos, ai e ka ftuar Ramën për t’i parë edhe bujtinën dhe kryeministri s’ka prishur qejf. Pasi pa sofrën e shtruar, Rama u ul por gjithmonë me kujdes për të shmangur ndonjë kontakt të afërt.

Madje në një moment, kur nga forca e zakonit drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca bën të ulet në divan, Rama i kujton distancën sociale. Pasi ajo ulet më lart, pranë kryeministrit shkon i zoti i biznesit, që me gjithë siklet fshin hundën me facoletë.

Si me stil, Rama u mundua që t’i fliste lidhur me pandeminë, duke pyetur kryebashkiakun e qytetit, Tërmet Peçin, nëse kishin pasur ndonjë rast.

“Distancën të lutem… Këtu COVID-19, s’keni? Asnjë rast nuk keni?,”-pyeti Rama. Ndërsa Peçi e siguroi që ishin të “pastër”.

Më pas, pasi mbaruan edhe gostinë, Ramës i tërheqin vëmendjen disa projekte në mur dhe i shkon pranë që t’i shohë. Para sërish i del pronari i baxhos, i cili gjithë siklet…tështin.

Pasi sheh edhe disa foto të tjera, kreu i qeverisë del jashtë, ndoshta me dyshime për gjendjen e të riut. Duke qënë se nuk ka mbajtur vënë as maskën, lindin dyshime lidhur me shëndetin e numrit një të qeverisë. Gjithë çfarë duhet të bëjë për të mbajtur larg çdo rrezik është ajo që u thotë edhe qytetarëve; të mbajë maskën në ambiente të mbyllura.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale edi rama edi rama ne tepelene edi rama edi rama ne tepelene

Sondazh

Poll