Aktualitet

KPA vulos shkarkimin e kreut të Apelit të Tiranës, gjyqtari Demiraj del nga sistemi i drejtësisë

13 Korrik 2020, 16:34 Nga DOSJA
KPA vulos shkarkimin e kreut të Apelit të Tiranës, gjyqtari

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelit ka marrë sot vendimin për shkarkimin e kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj. Në një njoftim për mediat, KPA bën me dije se ka vendosur unanimisht të lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Më tej shtohet se vendimi është marrë nga Arjana Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj, kundër vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, është ky njoftimi i KPA-së.

SHKARKIMI NË KPK

Kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, është shkarkaur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që në 15 shkurt 2019. Demiraj në seancat para KPK-së u përball me probleme të shumta në pasuri, me denoncime nga qytetarët dhe vendime të dhëna prej tij që kishin problematika.  Ai nuk justifikoi dot as një boxh 5 milionë Lekë, që e kishte marrë nga një biznesmen. KPK gjatë hetimit i zbuloi probleme me pasurinë dhe Demiraj nuk u justifikua dot.

KUSH ËSHTË HYSNI DEMIRAJ?

Hysni Demiraj e ka filluar karrierën në fillim të viteve ’90 si hetues dhe më pas si prokuror në Tropojë. Në mesin e viteve ’90 ëshë emëruar gjyqtar në Gjirokastër, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2009, kur u transferua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ndërsa në vitin 2016 u zgjodh kryetar i kësaj gjykate. Tashmë ai është i shkarkuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hysni demiraj kolegji i posaçem i apelimit vettingu i gjyqtareve hysni demiraj kolegji i posaçem i apelimit vettingu i gjyqtareve

Sondazh

Poll