Aktualitet

Mjekuan “AUTORIN” e vrasjes së dyfishtë në Laç, lirohen dy mjekët e spitalit privat: Masën ‘detyrim paraqitje’ do

13 Korrik 2020, 09:06 Nga DOSJA
Mjekuan “AUTORIN” e vrasjes së dyfishtë në

TIRANË– Viktor Marku dhe Besim Lamaj dy mjekët që u akuzuan se mjekuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç, Eduart Lamajn, janë liruar nga burgu dhe janë lënë në “detyrim paraqitje”. Vendimi është marrë sot, gjatë seancës gjyqsore, ndërkohë që mësohet se mjekët do të kërkojnë edhe revokim të masës në Gjykatën e Lartë. 

Dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, u akuzuan se mjekuan në fshehtësi Eduart Lamajn, duke mos treguar në Polici se i kërkuari fshihej në klinikën AMAVITA.

Lamaj, është autori i atentatit të 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Autori u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë.

Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Dy mjekët janë arrestuar për moskallëzim krimi, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe tri bashkëautorët që realizuan atentatin me Lamajn.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besim lamaj bujar lika (hasani) eduart lamaj ekzekutohet bujar lika paulin gjergji markaj viktor marku besim lamaj bujar lika (hasani) eduart lamaj ekzekutohet bujar lika paulin gjergji markaj viktor marku

Sondazh

Poll