Aktualitet

Portali i Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj shënon rekord! Mbi 272 shpifje në pak muaj kundër Ben Blushit

12 Korrik 2020, 20:44 Nga DOSJA
Portali i Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj shënon rekord! Mbi 272

TIRANË- Portali që financohet nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj ka arritur sot nje rekord shpifjesh ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi. Ky portal emrin e te cilit nuk e citojmë për arsye higjenike, ka arritur sot të botojë shpifjen numër 272, në shumë pak muaj kundër Ben Blushit.

Çudia është që si mundet një portal të prodhojë kaq shumë tituj dhe po aq shpifje ndaj një qytetari të lirë, i cili nuk është as zyrtar, as Ministër, as Kryeministër dhe duke mos pasur asnjë funksion shtetëror nuk administron asnjë qindarkë të taksapaguesve. Ben Blushi nuk ka patur asnjë funksion shtetëror që nga viti 2005 deri në vitin 2017, kur u largua me vullnet nga politika.

Duke pritur që shpifjet e këtij portali të kalojnë 300 në më pak se 300 ditë, për t’i hedhur në gjyq, sot po përqeshim një shpifje të re sipas të cilës Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, i është hequr viza amerikane.

Më poshtë po postojmë vizën tre vjeçare të marrë në 7 qershor 2019 dhe me afat skadence në 30 Maj 2022. Kaq për sot për portalin e paguar nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj. Ndërkohë meqë Ben Blushi bëri publike vizën amerikane, ftojmë pronarin e TV Klan, të publikojë pasaportën e vetë, nëse ka vizë amerikane!

(Marrë nga Shqip)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander frangaj arben ahmetaj bne blushi viza amerikane aleksander frangaj arben ahmetaj bne blushi viza amerikane

Sondazh

Poll