Aktualitet

VIDEO/ Aksident i rëndë në Elbasan, dy makina përfundojnë të përmbysura dhe jashtë rrugës. Policia: Janë plagosur 2 persona

Siç shihet dhe nga pamjet, një makinë është përmbysur dhe tjetra ka përfudnuar disa metra me tej me dëmtime të shumta.
Featured image of article: VIDEO/ Aksident i rëndë në Elbasan, dy makina përfundojnë të përmbysura dhe jashtë rrugës. Policia: Janë plagosur 2 persona Pamje nga aksidenti
Përditësuar:

ELBASAN- Një aksident i rëndë është shënuar sot pasditë në rrugën Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej shoferëve.


Po ashtu shpejtësia me të cilën po udhëtonte shoferi që bëri parakalimin e gabuar ishte shumë e madhe dhe ka përplasur një tjetër mjet, bashkë me të ciilin kanë përfunduar jashtë rruge.

Siç shihet dhe nga pamjet, një makinë është përmbysur dhe tjetra ka përfunduar disa metra me tej me dëmtime të shumta. Deri tani mësohet se të plagosur janë 2 persona, që kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë dërguar menjëherë në spital. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, Peqin, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.H., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetin tip ” Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip BMV.“, njofton Policia

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment