Aktualitet

FOTO+VIDE0/ Trafik i rënduar në Vlorë e Shëngjin, pushuesit bllokohen pas plazhit. Policia sërish nuk duket asgjëkundi

12 Korrik 2020, 08:48 Nga DOSJA
FOTO+VIDE0/ Trafik i rënduar në Vlorë e Shëngjin, pushuesit

TIRANË– Njësoj si fundjava e kaluar dhe kjo e dielë ka sjellë një panoramë të shëmtuar. Mijëra qytetarë janë bllokuar në trafik, si kur janë nisur për në plazh por edhe gjatë kthimit.

Që në mëngjes në daljë të Tiranës u krijua një radhë e gjatë makinash dhe lëvizja u ngadalësuar, por në pasdite disa rrugë u bllokuan fare. 

Dosja.al mëson se trafik i rënduar është në segmentet Lezhë-Shëngjin, Radhimë-Vlore dhe Tiranë Durrës. Pushuesit këtë fundjavë kanë qenë të shumë në numër dhe shumë prej tyre janë bllokuar në trafik. 

Kjo nuk është fundjava e parë që krijon këtë fluks në rrugët që të çojnë drejt bregdetit. Pikërisht për të shmangur edhe këtë “turmë” njerëzit në kohë pandemie, deputeti i PS-së, Ilir Beqja propozoi edhe të premten e të hënën pushim për administratën e shtetit.

Por propozimi i Beqajt është ende një deklaratë, po ashtu dhe premtimi i Policisë së Shtetit për të zgjidhur problemin nuk është mbajtur dhe sot qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, pasi trafiku sa vjen e rëndohet nga java në javë.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autostrada tirane-durres trafik drejt plazhit autostrada tirane-durres trafik drejt plazhit

Sondazh

Poll