Aktualitet

Gjendet i dekompozuar trupi i 74-vjeçarit në Berat, i moshuari vrej vitesh jetonte i vetëm

12 Korrik 2020, 19:15 Nga DOSJA
Gjendet i dekompozuar trupi i 74-vjeçarit në Berat, i moshuari vrej

BERAT- Një 74-vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij. Sipas informacioneve trupi i pajetë është gjetur në lagjen Çlirim, aty ku i moshuari jetonte prej vitesh.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima është Përparim Sulka, i cili jetonte i vetëm prej 5 vitesh brenda ku i gjet sot i vdekur.

Ditët e fundit ai nuk ishte parë nga banorët në lagje që të dilte nga banesa dhe mësohet se vdekja nuk ka ndodhur sot.

Trupi i tij është gjetur i dekompozuar dhe ende nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar vdekjen. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë trupi është dërguar në burg dhe po bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjentet trup i pajete ne berat përparim sulka policia berat gjentet trup i pajete ne berat përparim sulka policia berat

Sondazh

Poll