Sport

Rikthehet Spanjolli? Presidenti i Barcelonës Bartomeu: Guardiola do jetë kandidat për trajnerin e ardhshëm

5 Prill 2019, 16:18 Nga DOSJA
Rikthehet Spanjolli? Presidenti i Barcelonës Bartomeu: Guardiola do

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mund të kthehet në Barcelonë ose si trajner ose në një tjetër rol, ka thënë presidenti Josep Maria Bartomeu.

48-vjeçari Guardiola fitoi 14 trofe në katër sezonet e kaluara në Camp Nou, duke fituar tre tituj të La Ligas dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve.

Koha e kaluar te Barcelona ka lënë shenj dhe të gjithë janë të dashuruar në të dhe këtë e ka treguar edhe presidenti i klubit, Bartomeu, i cili do të pëlqente një rikthim.

“Ai mori vendimin për të ikur dhe natyrisht, kur Barca kërkon një trajner të ri, unë jam i sigurt se ai do të jetë një nga kandidatët e bordit të ardhshëm”, ka thënë fillimisht Bartomeu për një intervistë ekskluzive me ESPN.

“Mendoj se Pep kohëve të fundit ka thënë se ai nuk e sheh veten si trajner të ekipit të parë përsëri, por ndoshta me akademinë”.

“Ai është shumë i qartë për filozofinë dhe stilin e lojës dhe të kemi mundësi për ta sjellë atë në shtëpi do të ishte diçka e madhe për klubin dhe për lojtarët”, përfundoi presidenti i ekipit katalunas. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona camp nou pep guardiola presidenti bartomeu barcelona camp nou pep guardiola presidenti bartomeu

Sondazh

Poll