Aktualitet

Shuhen flakët! Mali i Gjallicës gjen qetësi pas 30 orëve, zjarri u fik nga banorët

11 Korrik 2020, 21:06 Nga DOSJA
Shuhen flakët! Mali i Gjallicës gjen qetësi pas 30 orëve,

KUKËS– Mali i Gjallicës ka gjetur qetësi pas më shumë se 30 orësh në flakë. Mësohet se zjarri është shuar krejtësisht dhe kjo jo falë autoriteteve përkatëse. Kanë qenë banorët e fhstrave përreth dhe zjarrfikësit vendas, të cilët me mjete rrethanore, kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.

Pas disa orësh në luftë me ta, më në fund ia dolën që t’i shuanin. Nga zjarri që filloi që pasditen e djeshme, është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha.

Por, fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, duke qenë se nuk ka asnjë banesë në 2 mijë metra lartësi, në malin e Gjallicës.

Zjarrfikësja vendase kërkoi ndihmë nga ajri, por kjo ndihmë nuk u dha asnjëherë. Mali i Gjallicës është pjesë e parkut Natyror Korab-Koritnik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne malin e gjallices zjarr ne malin e gjallices

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Korrik 2020, 18:35

TIRANË– Mjeku Skënder Brataj u ka bërë thirrje qytetarëve që të respketojnë masat dhe të ruajnë distancën sociale për të parandaluar përhapjen e koronaviru...

Aktualitet 11 Korrik 2020, 17:40

TIRANË– Doktoreshë Eriselda Dino, Specialiste në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar se rastet e reja po shtohen çdo ditë e më tepër se...