Sport

Futbollisti shqiptar rezultoi me koronavirus, i gjithë ekipi në karantinë, shtyhet ndeshja e kampionatit

11 Korrik 2020, 12:56 Nga DOSJA
Futbollisti shqiptar rezultoi me koronavirus, i gjithë ekipi në

ZVICËR-Rasti i mbrojtësit të Kosovës Mirlind Kryeziu, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus te Zyrihu, ka bërë që të shtohet frika në Zvicër.Kryeziu ishte rasti i parë me koronavirus në kampionatin zviceran dhe për këtë arsye, ankthi është i madh.

Madje Zyrihu ka marrë vendim që të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të karantinohen për 1 javë dhe në këtë mënyrë shtyhen edhe dy ndeshjet në kampionat që ky ekip kishte, me Sionin dhe Bazelin.

U tha se Kryeziu nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës pasi kishte ndjerë simptomat, por për siguri i gjithë ekipi ka vendosur të karantinohet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll kryeziu zyrihu futboll kryeziu zyrihu

Sondazh

Poll