Politike

10 Korrik 2020, 17:55 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është përgjigjur sërish Lulzim Bashës, i cili zbuloi një marrëveshje të fshehtë që i ishte propozuar pak muaj më parë. Në një intervistë në Top Channel, Rama është pyetur për këtë marrëveshje të fshehtë dhe tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Kreu i Qeverisë u shpreh se ai nuk e shikon politikën në këtë formë dhe i ka bërë thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit dhe jo kundër tij.

“Ndihem shumë i keqardhur që politika bie në nivele të tilla. Epara se nuk e shoh kështu politkën, e dyta unë nuk e kam bërë krurë një gjë të tillë dhe e treta besoj se populli është me i zgjuar se unë dhe i duhet lënë popullit të zgjedh kryeministrin e radhës. Unë ndihme i keqardhur dhe i bëj thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit.

Për listat, ku ishin të mbyllura thoshte se sjellin kriminelë në Kuvend dhe tani që hapen thonë sërish se sjellin kriminel në Kuvend”, u shpreh Rama.

Më herët në një konferencë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se Edi Rama për tre muaj rresht mars-prill-maj i kishte dërguar ndërmjetës për një marrëveshje që ai e quan pazar të pistë. Basha tha se Rama i kishte thënë se pakti do të ishte “ti Kryeministër e unë President”.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha marreveshja e fshehte rama-basha edi rama lulzim basha marreveshja e fshehte rama-basha

Sondazh

Poll