Politike

PS vijon “luftën” me Metën, të hëhën mblidhet Komisioni për Shkarkimin e Presidentit

10 Korrik 2020, 16:04 Nga DOSJA
PS vijon “luftën” me Metën, të hëhën

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë pas një periudhë disa mujore heshtje ka rikthyer edhe njeherë në vëmendje çështjen e Shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Sipas informacioneve mësohet se të hënën në orën 14:00 do të mblidhet Komisioni për Shkarkimin e Presidentit.

Komisioni hetimor sipas ligjit do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu mësohet se do të diskutohet dhe raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias.

Pak ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Venecias, Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij dhe me faj bëhet KED, pasi sipas Komisionit ka vepruar në fshehtësi dhe nuk ka qenë transparente. Po ashtu Venecia kërkoi dhe bashkëpunim mes palëve për vijimin e punës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta komisioni per shkarkimin e metes shkarkimi i metës ilir meta komisioni per shkarkimin e metes shkarkimi i metës

Sondazh

Poll