Sport

Sherri me shokun e skuadrës, lojtari i Partizanit shfryn në Instagram: Boll shpifët, s’jam në spital

10 Korrik 2020, 14:52 Nga DOSJA
Sherri me shokun e skuadrës, lojtari i Partizanit shfryn në Instagram:

Dejan Boldor ka reaguar ashpër ndaj lajmeve për sherrin që ka patur të enjten mbrëma poshtë shtëpisë së tij. Një konflikt me shokun e skuadrës, Erald Çinari, ka qarkulluar në të gjitha mediat sportive sot.

Shkodrani rezultoi i  infektuar me COVID-19 dhe ka bërë sherr me rumunin, duke e akuzuar se është treguar i papërgjegjshëm dhe ka përhapur virusin në skuadër.

Shtatlarti i Partizanit ka reaguar përmes një InstaStory në Instagram, ku shkruan se gjithçka është e rremë. Mediat raportonin se ai është në spital, por Boldor thotë se është në shtëpi.

“Mjaft shkruajtët lajme të rreme! Jam mirë, në shtëpi. I kam marrë të gjitha masat kundër COVID-19”, shkruan lojtari i “Demave të kuq”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boldor partizani reagimi boldor partizani reagimi

Sondazh

Poll