Politike

A u lobua nga Shqipëria kundër ambasadores së nominuar Kavalec? Kim flet për herë të parë: Unë jam përfaqësuesja e Tru

9 Korrik 2020, 19:45 Nga DOSJA
A u lobua nga Shqipëria kundër ambasadores së nominuar Kavalec?

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim thotë nuk e ka idenë se çfarë ndodhi me tërheqjen e ambasadores së nominuar për në Shqipëri Kathleen Ann Kavalec. Në një intervistë për “Real Story” në News24, kësaj here të zhvendosur bashkë me gazetarin Sokol Balla në Pashaliman, ambasadorja Kim tregon nëse e trashëgoi ajo emërimin e Kavalec duke ia lënë përgjegjësinë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Vazhdojmë udhëtimin tonë në Vlorë me ambasadoren e SHBA në bazën ushtarake Pashaliman. Zonja Ambasadore, kjo është një pamje mahnitëse e gjirit të Vlorës. Shumë e bukur.

Edhe historia këtu është. Epo, shoh historinë, të shkuarën, të ardhmen, patjetër.

Ajo është Rusia… Ajo është NATO. Po.

Vërtet shumë përparim. Po.

Mbaj mend që përpara jush, një tjetër ambasadore duhet të kishte ardhur këtu, Zonja Kavalec. Supozohej të bashkërendonte punën kundër ndikimit rus dhe pastaj, papritur, nuk erdhi. A e trashëguat ju edhe misionin e saj? Dua të them, politikisht? Oh, e dini, për ne, nuk varet nga ambasadori, varet nga Presidenti. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara mbetet Donald J. Trump. Unë jam përfaqësuesja e tij ashtu si Cathy Kavalec apo çdokush tjetër i emëruar për postin do të kishte qenë përfaqësues. Pra, nuk ka ndryshim në politikë.

A është e vërtetë që edhe nga Shqipëria u lobua kundër saj? Kundër ardhjes së saj këtu? Nuk ia kam idenë.

Nuk keni idenë apo nuk keni koment? Nuk ia kam idenë.

(Marrë nga Balkanweb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ann kavalec donald trump yuri kim ann kavalec donald trump yuri kim

Sondazh

Poll