Aktualitet

Takimi me “kokat” e prokurorive të Fierit e Vlorës, Ibrahimi u lë porositë: Veproni me përgjegjësi, qytetarët s’duh

10 Korrik 2020, 10:37 Nga DOSJA
Takimi me “kokat” e prokurorive të Fierit e Vlorës,

TIRANË -Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i dha disa pororsi kryeprokurorëve të Vlorës dhe Fierit gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme. Ibrahimaj i porositi që të jenë më të përgjegjshëm në raport me publikun. Sipas ti, kjo është e vetmja mënyrë, që qytetarët të mos kenë dyshime në denoncimet që bëjnë.

“Prokuroria përfaqëson interesat e shtetit në procese penale, ndaj dhe në këtë prizëm prokurorët duhet të kenë parasysh se me qëndrimin dhe veprimtarinë e tyre përfaqësojnë dhe duhet të mbrojnë interesin publik. Vetëm duke mbrojtur këtë interes, do të rritet besueshmëria e publikut, por edhe imazhi i prokurorëve në sytë e çdokujt. Reforma në drejtësi, Vettingu si një proces kyç, pavarësisht ngadalësimeve dhe të metave që mund të evidentohen gjatë rrugës, duhet të pasohet pikërisht nga ndjenja e përgjegjësisë në raport me publikun, shtetin e së drejtës, dhe ndëshkueshmërisë, bazuar në prova dhe fakte. Kjo është mënyra e duhur që nesër qytetarët të mos kenë dyshime në denoncimet që bëjnë, apo që të vijojë ideja se disa janë mbi ligjin dhe për rrjedhojë s’mund të preken. Jeni në anën e duhur për sa kohë publiku do të ketë besim tek ju” u shpreh kreu i KLP.

Kreu i KLP u takua ditën e djeshme me “kokat” e prokurorive të Fierit dhe Vlorës, respektivisht, Violeta Shkurta dhe Erion Çela. Gjatë takimit, Ibrahimi kërkoi bashkëpunim më të ngushte me prokurorët, për të përmirësuar punën e tyre.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi gent ibrahimi takim me prokuroret e vlores dhe fierit gent ibrahimi gent ibrahimi takim me prokuroret e vlores dhe fierit

Sondazh

Poll