Aktualitet

Kadastra e Vlorës ende pa “kokë”! Pas dorëheqjes së fundit, s’ka një emër të ri, ndërhyn edhe Gjiknuri

10 Korrik 2020, 09:57 Nga DOSJA
Kadastra e Vlorës ende pa “kokë”! Pas dorëheqjes

VLORË– Nuk ka qetësi tek Kasadra e Vlorës! Pas shkarkimeve në masë, dhe largimit të drejtuesit të fundit, Jurgen Pilkapit disa javë më parë, ende nuk emëruar zëvëndësi i tij.

Zëvëndësuesi i Pilkapit, ende nuk është vendosur, dhe për postin ka ndërhyrë edhe deputeti i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe ky i fundit ka kërkuar një emër të ri për mos e lënë institucionin pa “zot” për thuajse një muaj.

Jurgen Pilkati, i fundit në post, u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës në 2 qershor për të dhënë dorëheqjen 15 ditë më pas. Ai pasoi në detyrë Viola Himën, e cila qëndroi si kryeregjistruese për vetëm 4 ditë pa firmosur as edhe një dokument në Kadastër.

Por kjo situatë nuk ka nisur vetëm kohët e fundit. Prej vitesh, problemet me pronat në qark kanë “ngrënë kokat” e shumë drejtuesëve, të cilët kanë zgjedhur që të largohen nga detyra.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Juregn Pilkati (15 ditë si shef), Viola Hima (4 ditë në detyrë), Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020), Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet damian gjiknuri jurgen pilkapi damian gjiknuri jurgen pilkapi

Sondazh

Poll