Aktualitet

Infektohet me COVID-19 gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, pezullohen seancat (EMRI)

10 Korrik 2020, 10:33 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19 gjyqtari i Gjykatës së Posaçme,

TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni është i infektuar me COVID-19. Mësohet se gjyqtari është konfirmuar me COVID-19 5 ditë më parë dhe ndërkohë është karantinuar në banesën e tij. Menjëherë janë pezulluar seancat në Gjykatën e Posaçme dhe ka nisur dezinfektivi i zyrave. Po kështu, Simoni javët e fundit ka marrë pjesë në të disa seanca gjyqësore dhe ka nisur edhe hetimi epidemiologjk.

Dosja.al raportoi më herët se është infektuar edhe nën-kryetari i Kasastrës së Durrësit, motra e tij gjyqtare dhe gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Ata janë karantinuar në banesat e tyre.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Sakaq janë konfirmuar edhe një 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi sander simoni koronavirusi ne shqiperi sander simoni

Sondazh

Poll