Politike

“Nuk ka ndryshime Kushtetuese”, Majko ‘i mbyll derën’ opozitës së re: Nuk mund të bëjmë më shumë se marrëveshja

9 Korrik 2020, 19:33 Nga DOSJA
“Nuk ka ndryshime Kushtetuese”, Majko ‘i mbyll

TIRANË- Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i ka mbyllur derën e bashkëpunimit opozitës së re. Në një intervistë në emisionin “Repolitix”, Majko u shpreh se PS do i qëndrojë basnike marrëveshjes së firmosur në Këshillin Politik dhe nuk do të bëjë asgjë më shumë.

Për sa i përket ndryshimeve Kushtetetuese, që kërkon opozita e re, Majko u shpreh se nuk mund të bëhen rregullime në këtë kohë.

Për ndryshimet Kushtetuese do të ishte një rrugë dhe shumë udhëkryqe, fakti që ne kemi hedhur një firmë na bën të ndihemi të detyruar dhe serioziteti është se kur hedh një firmë duhet ta mbajë. Në marrëveshje është firma e të gjithë palëve, ka qenë prezente dhe opozita që ishte brenda parlamenti. Ndryshimet Kushtetuese nuk besoj se ka shumicën për ta hapur këtë diskutim, kërkon krijimin e një komisioni dhe pastaj vlerësimin e ndryshimeve. Nuk bëhet duke depozituar një shkresë me disa firma. Nuk mund të bëjmë më shumë se ajo që kemi firmosur në marrëveshje”, u shpreh ndër të tjera Majko.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet kushtetuese pandeli majko reforma zgjedhore ndryshimet kushtetuese pandeli majko reforma zgjedhore

Sondazh

Poll