Politike

Manastirliu: Pishinat dhe këndet e lojërave do të qëndrojnë të mbyllura, prioritet ka shëndeti pastaj ekonomia

9 Korrik 2020, 18:57 Nga DOSJA
Manastirliu: Pishinat dhe këndet e lojërave do të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se pishinat dhe këndet e lojërave do të vijojnë të qëndrojnë ende të mbyllura. E ftuar në studion e “AbcNews”, Manastirliu tha se kjo gjë po bëhet se po mendohet për shëndetin e njerëzve.

Ministrja shtoi se fillimisht do mendohet për situatën e pandemisë dhe në rang të dytë, ekonomia.

Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët. Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaçëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë,”- tha Manastirliu.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me koronavirus. lajmi i mirë është se gjatë kësaj dite nuk ka pasur asnjë viktmë të shënuar, numri i të cilëve ka shkuar në 83 në total, që nga nisja e pandemisë.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze, ndërsa 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3188 të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll