Politike

“A do pranohet Topalli në PD?”, Gazment Bardhi ‘i hap derën’: Nuk është larguar kurrë

9 Korrik 2020, 19:23 Nga DOSJA
“A do pranohet Topalli në PD?”, Gazment Bardhi ‘i hap

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka folur sot për procesin e hapjes së partisë. Në një intervistë në Syri Tv, Bardhi ka folur dhe për rikthimet e mundshme në Partinë Demokratike.

Numri 2 i PD-së ka folur dhe për rikthimin e mundshëm të Jozefina Topallit, por ai tha se ish-kryetarja e Kuvendit nuk është larguar asnjëherë pasi ajo është anëtare e Këshillit Kombëtar.

“Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Është e drejta e saj nëse do të marrë pjesë në organet e partisë. Nuk ka si rikthehet pasi është pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të partisë”, tha ai.

Më tej ai tha se në listat e PD nuk do të jetë asnjë nga ata që është përjashtuar nga kjo parti pas vendimeve për bojkotin dhe djegien e mandateve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi hapja e pd jozefina topalli gazment bardhi hapja e pd jozefina topalli

Sondazh

Poll