Aktualitet

Kulla dhe Pano japin alarmin: Organizata satanike operojnë në Shqipëri, flasin për eksorcizma dhe pushtetin e errësirës

9 Korrik 2020, 21:00 Nga DOSJA
Kulla dhe Pano japin alarmin: Organizata satanike operojnë në

TIRANË- Ish-kreu i Komitetit të Kulteve dhe pastori Akil Pano, kanë dhënë sot alarmin se në Shqipëri ka disa sekte satanike që veprojnë. Për ngjarjen horror në Kombinat, Kulla tha se tre gratë mund të kenë bërë rituale të sekteve satanike.

“Unë besoj se ajo mund të jetë edhe një ritual i ndonjë sekti satanik. E kam thënë se sektet satanike operojnë në Shqipëri”, tha ai. Në të njëjtën linjë ishte dhe pastori Akil Pano, i cili tha se sektet satanike ekzistojnë në vend dhe janë shumë të përhapur.

E kam thënë edhe në emision të hënën për ekzistencën e sekteve satanike. Ka shumë satanist që kanë komentuar. E keni të emisioni në youtube. Janë mbi 33 komente të tilla. Në Shqipëri ke satanistë”, u shpreh Pano. Më tej Pastori tha se këto sekte flasin për eksorcizma, flasin për pushtetin e errësirës, për pushtetin e satanit.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akil pano horrori ne kombinat ilir kulla sektet satanike akil pano horrori ne kombinat ilir kulla sektet satanike

Sondazh

Poll