Aktualitet

Skënder Brataj mbërrin me maskë në studio: Detyrim në të gjitha ambientet, të shtrëngojmë masat që të bjerë numri i

9 Korrik 2020, 20:55 Nga DOSJA
Skënder Brataj mbërrin me maskë në studio: Detyrim në

TIRANË– Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është future më maskë të vënë në studion e “Opinion”.

Brataj, i cili tashmë e ka kaluar Covid-19, tha se ka vendosur të mbajë maskë në studio, edhe me personin përballë kishte më shumë se dy metra dustancë. Brataj shtoi se në këtë moment maska është detyrim në të gjitha ambientet e brendshme.

“Në këtë moment, maska është detyrim. Me hapjen publike të transportit është detyrim në të gjitha ambientet e brendshme. Duhet të shtrëngojmë masat me qëllim që brenda dy apo tre javësh të ulim numrat,”– tha Brataj.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me koronavirus. lajmi i mirë është se gjatë kësaj dite nuk ka pasur asnjë viktmë të shënuar, numri i të cilëve ka shkuar në 83 në total, që nga nisja e pandemisë.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze, ndërsa 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3188 të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll