Aktualitet

Ambasadori i Britanisë takim me anëtarët e KED-së, Norman: Të vijojnë punën për të bërë Kushtetuesen funksionale, i m

9 Korrik 2020, 14:59 Nga DOSJA
Ambasadori i Britanisë takim me anëtarët e KED-së, Norman:

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Dretjësi. Në një postim në mediat sociale, Norman shkruan se  takimi u zhvilluar për të diskutuar punën vendimtare të intitucionit në zbatimin e Reformës së Drejtësisë.

Kryetarja e KED, Vitore Tusha ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për asistencën e deritanishme të dhënë nga Britania e Madhe në mjaft sektorë të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në proceset e reformës në drejtësi.

Ndërkohë ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman u shpreh se reforma në drejtësi është një moment shumë i rëndësishem për Shqipërinë, proces i cili duhet të çohet deri në fund.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë kryen shumë role thelbësore. Por asnjë nuk është më i rëndësishëm se administrimi i procesit për ta bërë Gjykatën Kushtetuese tërësisht funksionale. Ne mbështesim Vitore Tushën dhe anëtarët e KED në përpjekjet e tyre për realizimin e këtij procesi!“, shkruan ambasada në një postim në Facebook.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadori i britanise ne ked duncan norman gjykata kushtetuese vitore tusha ambasadori i britanise ne ked duncan norman gjykata kushtetuese vitore tusha

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 12:53

TIRANË–  Petrit Bylykbashi një pacient i infektuar për të dytën herë rradhazi  nga koronavirusi ka folur rreth kësaj përvojë të vështirë që i është dashur ...