Aktualitet

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj: Nuk është i besueshëm për vijimin e detyrës

9 Korrik 2020, 14:12 Nga DOSJA
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj: Nuk

TIRANË- Komisioneri Publik ka dalë sot kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për prokurorin Ludovik Dodaj. Në një njoftim për mediat, KP shkruan se vendimi i KPK është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Në njoftim po ashtu theksohet që shkaqet e këtij animimi të merren në shqyrtim nga KPA-ja dhe në fund të procesit të shkarkohet Dodaj.

NJOFTIMI I PLOTË

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisionieri publik ludovik dodaj vettingu i prokuroreve komisionieri publik ludovik dodaj vettingu i prokuroreve

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 12:53

TIRANË–  Petrit Bylykbashi një pacient i infektuar për të dytën herë rradhazi  nga koronavirusi ka folur rreth kësaj përvojë të vështirë që i është dashur ...