Akuzoheshin për vjedhjen e 100 pasaportave, gjykata pushon çështjen për ambasadoren Hobdari dhe Konsullin Gjikuria
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka pushuar çështjen për vjedhjen e pasaportave në ambasadën shqiptare në Greqi. Në vendim thuhet se është pushuar hetimi ndaj ambasadores Ardiana Hobdari, e cila u shkarkua një ditë më parë nga ministri Gent Cakaj.
Tashmë Hobdari dhe Konsullit i përgjithshëm në Janinë, Pervin Gjikuria, nuk do të jenë më nën akuzë “Shpërdorim detyre” për rastin e vjedhjes së 100 pasaportave biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi.
Gjykata mësohet se vendimin e ka marrë disa ditë më parë, ndaj dhe Cakaj mori vendimin për shkarkimin e disa zyrtarëve në ambasadën në Athinë si dhe Konsullin e Përgjithshëm në Janinë.
“Në përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është mungesa e lidhjes shkak-pasojë mes detyrimeve të ambasadores Hobdari, bllokimit të pasaportave nga autoritetet doganore greke, si dhe vjedhjes së tyre. Në lidhje me bllokimin e pasaportave nga ana e autoriteteve doganore greke është bërë shkak mosrespektimit i Konventës së Vjenës, fakt ky që është audituar nga Ministria më parë dhe është konsideruar i rregullt”, është kjo një pjesë e vendimit të gjykatës.
Më tej po togat e zeza kanë arsyetuar se vjedhja e pasaportave nuk janë kryer për shkak të shkejeve të bëra nga ambasaodorja dhe ajo nuk ka asnjë përgjegjësi.
“Në lidhje me vjedhjen e pasaportave, bëjmë me dije se vjedhja është kryer në momentin që transporti po kryhej në përputhje me Konventën e Vjenës, pasi ishte marrë përsipër nga konsulli me një automjet me targa diplomatike. Pra, si bllokimi, po ashtu edhe vjedhja, nuk janë kryer për shkak të shkeljes së ndonjë dispozite nga ana e ambasadores Adriana Hobdari”, vijon më tej vendimi.
VJEDHJA E PASAPORTAVE DHE SHKARKIMI
Vjedhja e 100 pasaportave në Greqi është bërë në shkurt të vitit 2019. Në atë kohë u raportua se pasaportat u transportuan nga Shqipëria në Greqi me pako të thjeshtë. Në çantë ishin 300 dokumente dhe u tranportuar nga Konsulli i Janinës, Pervin Gjikuria. Konsulli kur mbërriti në Athinë la makiën në rrugën Asomaton në qendër të Athinës, autorët e panjohur vodhën 100 nga 300 pasaportat.
Kjo ngjarje u komentuar gjerësisht në atë kohë, por Cakaj veproi vetëm një ditë më parë duke urdhëruar shkarkimin e ambasadores së Shqipërisë në Greqi, Adriana Hobdari, si dhe konsulli i Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria. Burime për Dosja.al shkarkimi i Hobdarit dhe një pjese të stafit të saj nuk ka ardhur vetëm për këtë çëshjte, por ka pasur dhe përplasje të tjera.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
26 vjet burg për dy autorët e vrasjes së shqiptarit në Itali, ndërhyri për të mbrojtur një vajzë
ITALI– Dy vite pas vrasjes së një shqiptari në Itali, Gjykata e Tranit në Itali ka dhënë vendimin për autorët e vrasjes së 24-vjeçarit Viktorjan P...
Shtyhet DOSJA Llalla! GJKKO vendos në nëntor për fatin e ish-kryeprokurorit, shkak kërkesa e avokatit
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur shtyrjen për në nëntor të gjykimit ...
Ishte shpallur në kërkim, pranga 24-vjeçares në Tiranë, ja për çfarë akuzohej
TIRANË -Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçare me iniciale D.S., e cila ishte shpallur në kërkim. E reja kërkohej për disa vepra penale si “...
“Bebush me këmishë”, Doktoresha publikon fotot e fëmijës së lindur me qese amniotike
TIRANË– Ditën e djeshme në një nga maternitetet e Tiranës, një fëmijë ka lindur i mbështjellë me me qese amniotike, ku ndryshe në gjuhën popullore quhet “i...
Debati për Camajn dhe Koliqin, Akademia e Shkencave: S’ka lidhje me vlerën dhe kontributin e tyre në letërsinë shqipe! (R
TIRANË- Akademia e Shkencave ka ndërhyrë në debatin publik që po mban gjallë diskutimet në rrjetet sociale por edhe mes studiuesve në lidhje me dy figurat ...
Kërcënoi drejtorin e burgut 313 dhe dhunoi policin, Gjykata cakton “Arrest me burg” për Vladimir Gjutën
TIRANË– Gjykata ka caktuar një masë të re sigurie për Vladimir Gjutën, për dy vepra të reja penale, “Kanosja” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Gjuta për...
Rëndohet gjendja shëndetësore e dy të infektuarve, mjeku nga Dibra dhe 39-vjeçarja nga Tepelena nisen me urgjencë drejt In
TIRANË- Rëndohet situata e të infektuarve me COVID-19. Dosja.al mëson se sot janë nisur drejt spitalit Infektiv 2 pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë. ...
Me pistoleta prej ari/ Ky është shqiptari që drejton grupin famëkeq në Koridhalo (FOTO)
GREQI– Një shtetas shqiptar, drejtues i grupit famëkeq të gjobave ndaj biznesit në Koridhalo të Greqisë është vënë nën pranga pas një operacioni të madh ...
U dënua se vodhi 15 mijë lekë, vetëvrasja e Bilbil Hasanit në burg, NIS hetimi i stafit të 313
TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet lidhur me vetëvrasjen e Bilbil Hasanit në burgun 313 në shkurt të këtij viti. Burime ...