Aktualitet

9 Korrik 2020, 12:53 Nga DOSJA

TIRANË–  Petrit Bylykbashi një pacient i infektuar për të dytën herë rradhazi  nga koronavirusi ka folur rreth kësaj përvojë të vështirë që i është dashur të kalojë.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ditën e sotme përmes një lidhje në Skype, Bylykbashi ka treguar ndryshimin e simptomave që ka pasur nga infektimi për herë të dytë.

“Simptomat më të rënda që kam përjetuar atëherë kanë qenë dhimbje koke, shtrëngime të gjoksit, temperaturë, kollë e thatë, probleme me frymëmarrjen, dhimbje e nyjeve, dhimbja e muskujve, të njëjtat i kam edhe sot vetëm se më janë shtuar edhe ethet. Ethet atëherë nuk i kam pasur por kësaj rradhe janë më agresive dhe ajo që është më agresive se herën e parë është frymëmarrja, si duket covidi kaluar ka bërë një dëm tek unë ku konstaton edhe regeni mushkërive, dyshohet në incizimin e mushkërive kanë dal disa hije të dyshuaram të cilat janë si pasojë e covidit të kaluar, ndërsa kësaj rradhe po sulmon aty ku e ka bërë dëmin herën e kaluar.”- ka thënë ai për riinfektimin me covid-19.

Më tej ai shprehet se nuk e di nëse është riinfektuar apo virusi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në trupin e tij dhe tashmë është zgjuar sërish. E teksa është pyetur  nëse ka mundësi që personi të riinfektohet sërish ai u shpresh se sipas OBSH-së, ata e shohin si mundësi infektimin përsëri më këtë virus.

“Raste në botë ka të cilëve iu është rikthyer ose pretendohet që është rikthyer edhe rastet e tilla, në këtë rast si unë janë të dyshimta se a është rikthyer, a ka mundësi që nuk është zhdukur kurrë, apo thjeshtë është virusi i vdekur brenda trupit që me raste aktivizohet, ajo se cka po ndodh në të vërtetë, duke mos u bazuar shumë se dhe bota i ka vendosur shumë pikëpyetje të mëdhaja dhe nëse testet se sa janë të sigurta.  Mëngjeset janë shumë të hareshme, ditët janë aq perfekte që në një moment mendon që është gjithcka psiqike por kur vjen mbasditja diku nga ora 4-5 fillojnë sulmet deri diku të fuqishme atëherë e merr vesh se nuk është psiqike, netet janë jashtëzakonisht agresive, të pamëshirshme, saqë kur zgjohesh në mëngjes të duket sikur ke rilindur.”- përfundon ai.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi petrit bylykbashi koronavirusi ne shqiperi petrit bylykbashi

Sondazh

Poll