26 vjet burg për dy autorët e vrasjes së shqiptarit në Itali, ndërhyri për të mbrojtur një vajzë
9 Korrik 2020, 12:28Nga DOSJA
ITALI– Dy vite pas vrasjes së një shqiptari në Itali, Gjykata e Tranit në Itali ka dhënë vendimin për autorët e vrasjes së 24-vjeçarit Viktorjan Picaku, i cili vdiq më 1 gusht të 2018-s pasi u qëllua me armë në një shesh të populluar në Corato.
Nga mediat vendase është bërë me dije se nën pranga ka rënë Domenico Manzi, 23 vjeç dhe Domenico Patruno, 31 vjeç.
Të dy të arrestuarit ishin me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë ditën e djeshme Gjykata dha të mërkurën 16 vjet burg për Manzi-n dhe 10 vjet burg për Patrunon. Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet për 23-vjeçarin dhe 18 vjet heqje lirie për tjetrin.
Kujtojmë se pas vrasjes së Picakut, ata u arratisën nga vendngjarja me një motor Vespa, por pas disa orësh, dy italianët u vetëdorëzuan në polici. Ishte 23-vjeçari Domenico Manzi që qëlloi për vdekjen Picakun.
24-vjeçari shqiptar me origjinë nga Mirdita kishte shkuar në Itali për të punuar, ndërsa mediat italiane kanë hedhur poshtë çdo aludim për lidhje kriminale të tij. Sipas tyre, Picaku u qëllua për shkak se kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë që po dhunohej nga një italian.
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur shtyrjen për në nëntor të gjykimit ...
TIRANË– Ditën e djeshme në një nga maternitetet e Tiranës, një fëmijë ka lindur i mbështjellë me me qese amniotike, ku ndryshe në gjuhën popullore quhet “i...
TIRANË- Akademia e Shkencave ka ndërhyrë në debatin publik që po mban gjallë diskutimet në rrjetet sociale por edhe mes studiuesve në lidhje me dy figurat ...
TIRANË– Gjykata ka caktuar një masë të re sigurie për Vladimir Gjutën, për dy vepra të reja penale, “Kanosja” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Gjuta për...
TIRANË- Rëndohet situata e të infektuarve me COVID-19. Dosja.al mëson se sot janë nisur drejt spitalit Infektiv 2 pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë. ...
GREQI– Një shtetas shqiptar, drejtues i grupit famëkeq të gjobave ndaj biznesit në Koridhalo të Greqisë është vënë nën pranga pas një operacioni të madh ...
TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet lidhur me vetëvrasjen e Bilbil Hasanit në burgun 313 në shkurt të këtij viti. Burime ...
TIRANË -Një 23-vjeçar me iniciale Sh.T., është arrestuar në Tiranë, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj kushërirës së tij. Arrestimi i tij u krye n...