Aktualitet

Kërcënoi drejtorin e burgut 313 dhe dhunoi policin, Gjykata cakton “Arrest me burg” për Vladimir Gjutën

9 Korrik 2020, 11:25 Nga DOSJA
Kërcënoi drejtorin e burgut 313 dhe dhunoi policin, Gjykata cakton

TIRANË– Gjykata ka caktuar një masë të re sigurie për Vladimir Gjutën, për dy vepra të reja penale, “Kanosja” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Gjuta përfundoi në izolim, për shkak të një letre kërcënuese që i kishte dërguar drejtorit të burgut “313”. Me urdhër të drejtorit të burgut, ai duhet të dilte para Komisionit të Disiplinës, i cili do të shqyrtonte shkeljet e tij.

Në dosjen hetimore, thuhet se Gjuta në momentin kur u pyet për letrën kërcënuese reagoi keq dhe goditi me shkelm tavolinën, ku ishin ulur anëtarët e Komisionit, ndërsa më pas vijoi me fyerje, sharje dhe kërcënime për jetën e tyre.

Ai dyshohet se më 21 janar të 2020-ës, ka goditur punonjësin e shërbimit, pasi vonoi t’i hapte derën e qelisë.

I paraburgosuri Vladimir Gjuta me kërkoi të bënte telefonatat. I thashë prit të vijë grupi i sigurisë dhe pastaj do të nxjerr të flasësh në telefon. Grupi i sigurisë nuk vonoi dhe unë i hapa derën të paraburgosurit. Ai me goditi direkt në mjekër. Ndërhynë forcat që e futën në izolim”, thuhet në dëshminë e gardianit, e cila është pjesë e dojses hetimore.

Më tej në dosje thuhet se Gjuta gjatë kohës që ndodhej në paraburgim, ka tentuar të godasë shefin e regjimit, si dhe e ka kafshuar në derë. Oficeri i policisë ka zbuluar, se Gjuta i kishte kërkuar takim, pasi dnte të dinte, se kush i kishte dërguar ushqime dhe një kartë telefoni.

Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Tiranës, i komunikojë Gjutës dy akuzat e reja, për të cilat gjykata caktoi një masë të re sigurie “Arrest me burg”.

Vladimir Gjuta u arrestua sërish në shkurt të 2020-ës, pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë. Me vete atij iu gjetën 100 mijë euro dhe një pistoletë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrest me burg per vladimir gjuten vladimir gjuta arrest me burg per vladimir gjuten vladimir gjuta

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 10:26

TIRANË- Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri ka raportuar për vitin 2019 në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Ai ësht...