Këngëtarja dhe deputetja shqiptare me Covid-19! Eliza Hoxha: Kam plogështi, ethe, temperaturë dhe kollë, virusi ekziston
KOSOVE– Këngëtarja kosovare, Eliza Hoxha, njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Përmes një postimi në Facebook, Eliza ka bërë të ditur se e ka ripërsëritur testin ditën e sotme pasi kishte shfaqur simptoma, edhe pse javën e kaluar ajo kishte rezultuar negative në këtë test.
Hoxha shprehet se ditët e fundit ka vërejtur plogështi, ethe, temperaturë e kollë. Ajo i bën thirrje qytetarëve mos ta nënvlerësojnë virusin dhe të kenë kujdes të vazhdueshëm duke respektuar masat e higjenës dhe distancimit social.
Postimi i saj i plotë:
“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: plogështi, ethe temperaturë, koll, poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë”, shkruan ajo.
Hoxha i lut të gjithë që të respektojnë masat e dhëna nga institucionet shëndetësore.
“Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi”, shkruan Hoxha.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Ai ishte shumë romantik’/ Vanessa zbulon se basketbollisti Kobe Bryant i ka dhuruar fustanin që aktorja Sarah Jes
AMERIKE– Vanessa Bryant ka zbuluar se burri i saj i ndjerë Kobe Bryant kohë më parë i bleu asaj një fustan të ngjashëm me atë të veshur nga aktorja Sarah ...
RIPEllen/ Interneti është mbushur me lajme mbi vdekjen e Ellen Degeneres, njerëzit shpjegojnë se përse po ndodh ky fenomen
AMERIKE– Në internet po qarkullon një hashtag aty ku shkruhet se moderatorja e njohur Ellen Degeneres ka ndërruar jetë.Përveç hashtagut #RIPEllen, ...
“Edhe një budalla mund të bëhet VIP”/ Shpërthen këngëtari Fabian Basha: Del ai aty bën aiiii, auuu, kënaqen
TIRANE– Ish anëtari i grupit “Produkt 28”, Fabian Basha ka shpërthyer me tone të ashpra mbi mënyrën se si përdoret termi “Vip” në vendin tonë.Ditën e sot...
‘Kishte dhimbje për shkak të Justin Bieber’/ Billie Eillish mund të kishte përfunduar te psikologia pasi u fiksu
AMERIKE– Këngëtarja e njohur Billie Eillish duket se kur ka qënë me e vogël ne moshë ka pasur shumë fiksim Justin Bieber.Në një intervistë të fundit në po...
India dhe Kina, nisin misonin e parë hapësinor në planet, këtë muaj udhëtojnë drejt Marsit
Mediat e huaja kanë publikuar fotot e kraterit’ Korolev ‘në mars, ku do të bëhet misioni i parë hapësinor i Indisë në planet më 15 korrik, ndërsa një tjetër m...
Shuhet në moshën 84-vjeçare violonçelisti Gjovalin Lazri, nuk tërhoqi dot as titullin “Mjeshtër i madh” për shkak të
TIRANË– Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit është shuar ditën e sotme. Lazri, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Prej muajs...
ME VIDEO: Temperaturat “çmendin” pushuesit në Jalë, “plas sheshit” plazhi topless. Pa komplekse marrin rreze
HIMARË– Temperaturat e larta duket se gjejnë “shërim” vetëm në plazh! Edhe këtë vit turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë mundur që të vijnë në S...