Art&Argëtim

“Edhe një budalla mund të bëhet VIP”/ Shpërthen këngëtari Fabian Basha: Del ai aty bën aiiii, auuu, kënaqen

8 Korrik 2020, 17:35 Nga DOSJA
“Edhe një budalla mund të bëhet VIP”/ Shpërthen

TIRANE– Ish anëtari i grupit “Produkt 28”, Fabian Basha  ka shpërthyer me tone të ashpra mbi mënyrën se si përdoret termi “Vip” në vendin tonë.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ku u shpreh se në ditët e sotme kushdo mund të bëhet “Vip” pa përfaqësuar asgjë për shoqërinë.

Fabi tregoi se në vendin tonë mungon sensi i kritikës dhe se në vend njerëzit shohin e klikojnë ato persona që nuk promovojnë asgjë.

Kemi parë edhe devijime të frikshme në treg. Edhe një budalla mund të bëhet Vip në budallëkun e vet, sepse del aty bën aiiii, auuu, aaaa, kënaqen njerëzit e shohin e klikojnë me miliona herë por nuk do të thotë që ai më ndikon mua në jetën time dhe nuk do të thotë që unë duhet ta promovoj këtë njeri. Këtu duhet të hynte sensi i kritikës që në Shqipëri fatkeqësisht mungon. Kjo është fatkeqësia më e madhe e këtij tregu jo vetëm në sensin muzikor artistik por edhe në fusha të tjera të jetës,” përfundoi Fabi.

Kujtojmë se prej vitesh Fabi është tërhequr nga muzika për t’ju përkushtuar emisioneve televizive.

(A.B).Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fabian basha shqiperi vip fabian basha shqiperi vip

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Korrik 2020, 17:25

TIRANË– Gjergj Lazri, djali i Gjovalin Lazrit që u shua sot, ka treguar vetëm një javë më parë, për gjendjen e rënduar të të atit. I pranishëm në cer...

Art&Argëtim 8 Korrik 2020, 16:47

KOSOVE– Këngëtarja shqiptare Era Istrefi festoi ditëlindjen e saj me 4 korrik. Për Erën u bë një festë e madhe nën shoqërinë e njerëzve të afërt pa pasur frikën...