Art&Argëtim

8 Korrik 2020, 17:25 Nga DOSJA

TIRANË– Gjergj Lazri, djali i Gjovalin Lazrit që u shua sot, ka treguar vetëm një javë më parë, për gjendjen e rënduar të të atit. I pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Presidenti Ilir Meta për t’i akorduar titullin “Mjeshtri i Madh”, Lazrit, Gjergji tregoi se i ati ishte në ditët e fundit.

Babai të them të drejtën është sëmurë. Unë jam i gëzuar që arrita të vij, në një moment të vështirë, por arritëm që të komunikonim ditët e para. Mamaja është gruaja heroinë, që i ka qëndruar në këmbë. Edhe tani që ai është në shtrat, ajo luan disa pjesë në piano edhe kjo gjë i jep shumë paqe,”– mësohet të jetë shprehur Gjergj Lazri.

I pyetur për emocionet që përjetoi i ati për titullin që shumë të tjerë e konsideruan të vonuar, Gjergji tha se ai atë vlerësim e ka marrë prej vitesh, por formalisht e mori tani dhe është i gëzuar.

Shumica e quajnë të vonuar, ndoshta edhe është i tillë, por vlerësimi është gjithmonë vlerësim. Për mua ka rëndësi që ai këtë vlerësim e ka marrë ndër vite, ndonëse formaliteti u krye mbase me pak vonesë unë jam shumë i gëzuar, q e morëm në këtë moment, edhe pse shëndeti i tij është i pamundur,”– rrëfen Lazri.

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit është shuar ditën e sotme. Dosja.al mëson se Lazri, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Prej muajsh, Gjovalin Lazri vuante nga një sëmundje e rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gjergj lazri vdes gjovalin lazri gjergj lazri vdes gjovalin lazri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Korrik 2020, 16:47

KOSOVE– Këngëtarja shqiptare Era Istrefi festoi ditëlindjen e saj me 4 korrik. Për Erën u bë një festë e madhe nën shoqërinë e njerëzve të afërt pa pasur frikën...

Art&Argëtim 8 Korrik 2020, 08:05

FILIPINE– Ditët e fundit ka dalë disa fotografi të një lakuriqi nate, pothuajse në përmasat e një njeriu. Në foto lakuriqi  i natës shihet i varur në një garazh...