Art&Argëtim

India dhe Kina, nisin misonin e parë hapësinor në planet,  këtë muaj udhëtojnë drejt Marsit

8 Korrik 2020, 17:02 Nga DOSJA

Mediat e huaja kanë publikuar fotot e kraterit’ Korolev ‘në mars, ku do të bëhet  misioni i parë hapësinor i Indisë  në planet më 15 korrik, ndërsa një tjetër mision, ai i Kinës, ka të njëjtin destinacion, por më 20 deri 25 korrik.

Krateri  82 km i gjerë ndodhet në pjesën veriore të planetit të kuq, në jug të dunës së madhe Olimpia Undae, fusha që rrethon pjesërisht pjesën polare veriore të Marsit. Ai është  një krater i mirë ruajtur,  dhe i mbushur  me ujë të ngrirë për gjithë vitin. NASA thotë se thellësia e kraterit është 2 km dhe në të gjendet një shtresë 1.8 km e trashë, që konsiderohet edhe rezervuari më i madh i akullit jo polar në Mars.

Mësohet se uji i ngrirë është i përhershëm në kraterin Korolev, sepse pjesa më e thellë e tij vepron si një ftohës natyral. Krateri ka marrë emrin e inxhinierit dhe projektuesit të raketave Sergei Pavlovich Korolev, që konsiderohet edhe babai i teknologjisë hapësinore ruse. Korolev zhvilloi raketën e parë ndërkontinentale ruse R7, shtytësja e raketave moderne Soyuz që veprojnë edhe sot.

Burimi:.universetoday

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete indi kina krateri mars indi kina krateri mars

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Korrik 2020, 16:47

KOSOVE– Këngëtarja shqiptare Era Istrefi festoi ditëlindjen e saj me 4 korrik. Për Erën u bë një festë e madhe nën shoqërinë e njerëzve të afërt pa pasur frikën...

Art&Argëtim 8 Korrik 2020, 08:05

FILIPINE– Ditët e fundit ka dalë disa fotografi të një lakuriqi nate, pothuajse në përmasat e një njeriu. Në foto lakuriqi  i natës shihet i varur në një garazh...