Aktualitet

“Lumenj kokaine” në qytetin italian, shkatërrohet banda kriminale në Itali/ Arrestohen 4 shqiptarë, tre të tjerë shpal

8 Korrik 2020, 19:02 Nga DOSJA
“Lumenj kokaine” në qytetin italian, shkatërrohet banda

ITALI- Pas përfundimit të operacionit të koduar “Stige kanë rënë në pranga katër shqiptarë, tre të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa nën arrest shtëpie është vendosur një qytetar italian.

Mediat italiane kanë raportuar se ata ishin pjesë e një organizate kriminale, e cila në mënyrë të vazhdueshme merrej me trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë.

Koka e grupit ishte një shqiptar 36 vjeçar me iniciale C.L, ndërsa tre shqiptarët e tjerë mësohet se janë B. M., 27-vjeçar, K.M., 36-vjeç dhe 29-vjeçari I.T të cilët merreshin me shpërndarjen e drogës.

Ndërkohë italiani, luajti rolin e “bashkë-menaxherit” të shitjes së makinave, për të dhënë një ligjshmëri të dukshme për të ardhurat e dyqanit.

Katër shqiptarët e tjerë të përfshirë, tre prej të cilëve u dërguan në burg (përkatësisht, luanin rolin e shpërndarësve të drogës nëpërmjet telefonave celularë, ndërsa kishin karta telefonike, akomodim dhe makina në dispozicion.

Gjatë hetimit rezultoi se banda kishte gjithashtu armë në posedim të saj, ndërsa një nga të arrestuarit u kap me një pistoletë gjysmë automatike të vjedhur me 15 fishekë.

Burimi.abruzzoweb.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne itali shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2020, 16:11

TIRANË -Këshilli i Ministrave ka miratuar sot fondin rreth 5 miliardë lekë për rindërtimin në Bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.Bëhet fjalë ...