Art&Argëtim

“COVID-19 është si Lufta e 2-të Botërore”/ Aktori Tom Hanks flet pas ‘vuajti’ nga koronavirusi bashkë me gruan (VID

8 Korrik 2020, 14:44 Nga DOSJA
“COVID-19 është si Lufta e 2-të Botërore”/

SHBA- I ftuar në emisionin “Today” në NBC për të promovuar filmin e tij më të ri “Greyhond” aktori i famshëm hollivudian, Tom Hanks krahasoi Covid-19 me Luftën e Dytë Botërore .

“Jo çdo gjë që them duhet të lidhet me Luftën e Dytë Botërore, por ka një një thënie që lidhet me shoqërinë, “Bëj pjesën tënde. Ne jemi në këtë të gjithë bashkë”,-tha ai.

Tom u sëmur bashkë me bashkëshorten nga virusi në mars të këtij viti.

Ai ishte një nga figurat e para të famshme që u infektua, dhe prej atëherë ka marrë përsipër që të sensibilizojë njerëzit të ruhen duke mbajtur distancimin social, vendosur maska dhe dizifektuar duart sa më shpesh.

Më poshtë ai shtoi: Të bësh pjesën tënde do të thotë se ka disa gjëra të cilat ju mund ti bëni si përpjekje për të luftuar “pafundësinë e virusit”. 

(i.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne bote tom hanks koronavirusi ne bote tom hanks

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Korrik 2020, 08:05

FILIPINE– Ditët e fundit ka dalë disa fotografi të një lakuriqi nate, pothuajse në përmasat e një njeriu. Në foto lakuriqi  i natës shihet i varur në një garazh...