Art&Argëtim

8 Korrik 2020, 08:05 Nga DOSJA

FILIPINE– Ditët e fundit ka dalë disa fotografi të një lakuriqi nate, pothuajse në përmasat e një njeriu. Në foto lakuriqi  i natës shihet i varur në një garazh në Filipine.   Këto foto janë bërë virale në mediat sociale ku shumë njerëz nuk arrijnë ta besojnë se kjo gjë është e vërtetë.

Lakuriqi i natës duket se ngjan në mënyrë të frikshme me Batman-in, personazhi  i njohur në filmat vizatimor që njihet nga shumë njerëz.

Ndryshe ai njihet edhe si  ‘dhelpra fluturuese me kurorë të artë gjigante’. Ndërkohë lakuriqët e natës tashmë janë klasifikuar si një specie e rrezikuar, për shkak të shpyllëzimit dhe mungesës së ushqimit.

“Më e keqja është se fotografia që mund të shihni nuk është e rreme. Në fakt, është 100 përqind e vërtetë.”-  kanë treguar vet banorët.

Lakuriqët mund ta kenë gjatësinë e krahëve deri në 5.5 metra, por lartësia e tyre është diku te 30 cm.

Ndërsa imazhi i mësipërm është shumë i vërtetë, madhësia mund të mos jetë aq sa duket realisht në foto, megjithatë është e sigurit se ky është një ndër lakuriqët më të mëdhenj në gjithë globin.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete filipine lakuriqi i nates filipine lakuriqi i nates

Sondazh

Poll