Politike

Heqja e emërtimeve greke në tabelat e rrugëve në Finiq, Dule: Ky akt përbën vepër penale

8 Korrik 2020, 16:23 Nga DOSJA
Heqja e emërtimeve greke në tabelat e rrugëve në Finiq,

TIRANË- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka reaguar sot për fshirjen e emërtimëve greke tabelat e rrugëve në Finiq. Në një postim në mediat sociale, Dule shkruan se ky fenomen ndodh për herë të parë.

Më tej kreu i PBDNJ-së shton se një akt i tillë përbën vepër penale, shkel frymën dhe gërmën e legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare për te drejtat e minoriteteve dhe dëshmon dhe nxit urrejtje etnike, pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë.

“Prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirrë emërtimet në gjuhën greke, gjuha amëtare e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek. Ky fenomen nuk ndodh për herë të parë.

Dhe megjithëse një akt i tillë:1) përbën vepër penale 2) shkel frymën dhe gërmën e legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare për te drejtat e minoriteteve 3) dëshmon dhe nxit urrejtje etnike, pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë.

Thirrja jonë për spektrin sinqerisht evropian të politikës, opinionin e shëndoshë publik dhe mediat është që së bashku tu presim rrugën një herë e pergjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre”, shkruan Dule.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emertime greke ne finiq vangjel dule emertime greke ne finiq vangjel dule

Sondazh

Poll