Bota

Lagarde: Europa në pozicion të shkëlqyer përballë krizës së Covid-19

8 Korrik 2020, 13:02 Nga DOSJA
Lagarde: Europa në pozicion të shkëlqyer përballë

BRUKSEL– Kanë kaluar mbi 6 muaj që kur Covid-19 është përhapur në mbarë botën dhe ende nuk është gjetur një vaksinë kundër  Covid-19, e ndërkohë izolimi  prej shumë muajsh ka goditu  rëndë edhe ekonominë.

Lidhur më këtë çështje presidentja e Bankës Europiane, Christine Lagarde ka vlerësuar se kriza ekonomike, e krijuar nga pandemia e Covid-19 do të ndryshojë thellësisht ekonominë botërore drejt ekologjisë, dixhitalizimit dhe metodave të punës dhe Europa ndodhet në një pozicion të shkëlqyer në këtë situatë.

“Kjo krizë do të jetë një përshpejtim i transformimeve të cilat tashmë ishin latente në ekonomitë tona. Në prodhim, në punë, në tregti, ajo që sapo kemi provuar do të përshpejtojë transformimet dhe ndoshta do të çojë në një evolucion drejt një mënyre më të qëndrueshme dhe të gjelbër të jetës.”- deklaroi  ajo gjatë një video-konference në takimet ekonomike të Aix-en-Seine në Paris.

Ajo shtoi se tashmë kriza duhet të çojë në një tkurrje të zinxhirëve të furnizimit prej rreth 35% dhe rritje e robotizimit në industri me rreth 70 %.

“Aktualisht, vlerësohet se kriza duhet të çojë në një tkurrje të zinxhirëve të furnizimit prej rreth 35% dhe një rritje të robotizimit në industri nga rreth 70 në 75%. Për më tepër, për shkak të mbylljes që preku shumicën e banorëve të planetit në të njëjtën kohë, tregtia online është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme. Ky zhvillim duhet të përshpejtojë më tej në të ardhmen në dëm të tregtisë më tradicionale. Përballë këtyre transformimeve, Europa është në një pozitë të shkëlqyer për të ndërmarrë këtë lëvizje.”- tha ajo.

 Burimi: FT

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christine lagarde koronavirusi ne europe christine lagarde koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll

Bota 8 Korrik 2020, 10:23

21 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi

TIRANË– Tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të cilët ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlan...