Aktualitet

Vdekja misterioze e shqiptarit në Itali, pranë trupit të tij gjenden dy shiringa

8 Korrik 2020, 09:57 Nga DOSJA
Vdekja misterioze e shqiptarit në Itali, pranë trupit të tij

ITALI-Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana misterioz. Sipas mediave italiane, Luçiano Kollçaku, u gjet i pajetë në garazhin e shtëpisë së tij. Guaja e Kollçakut u shqetësua nga vonesa, telefonoi të shoqin, po ky i fundit nuk iu përgjigj. Më pas ajo tentoi që ta hapte vetë garazhin, por nuk ia doli.

Rreth orës 13:15, gruaja e tij telefonoi karabinierët, të cilët me ndihmën e zjarrfikësve, arritën që të hapin garazhin. Brenda tij, ata gjetën trupin e pajetë të 35-vjeçarit të shtrirë në tokë. Afër tij ishin edhe dy shiringa, të cilat u morën për t’u analizuar nga ekspertët e kriminalistikës. Tashmë po pritet autopsia e viktimës, për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes.

Marrë nga Youtvrs.it

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari nderron jete ne itali shqiptari nderron jete ne itali

Sondazh

Poll