Aktualitet

Pa maska e doreza dhe ngjitur me familjarët, Kim provon vajin e ullirit në Qeparo por “harron” masat ndaj COVID-19

8 Korrik 2020, 08:48 Nga DOSJA
Pa maska e doreza dhe ngjitur me familjarët, Kim provon vajin e ullirit

VLORË -Ambasadorja amerikane, Yuri Kim vizitoi dje një fabrikë të vajit të ullirit në Qeparo. Edhe pse vendi ndodhet në një situatë kritike për shkak të COVID-19, Kim dhe pronarët e fabrikës që i rezervuan pritjen, nuk kanë respektuar masat e sigurisë.

Në fotot e shpërndara nga Ambasada Amerikane në Facebook, shihet se Kim qëndron shumë pranë me familjarët, ndërsa askush nuk mban as maskë e as doreza. Gjithashtu ambasadorja ka pasur edhe kontakt fizik me personat e pranishëm, duke rritur kështu rrezikun e infektimit nga COVID-19.

Ndërkohë shifrat e COVID-19 në vendin tonë po rriten nga dita në ditë, teksa gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 68 raste të reja dhe dy viktima. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin kurim 83 pacientë, 10 prej të cilëve në terapi intensive.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet yuri kim yuri kim ne fabriken e vajit te ullirit yuri kim yuri kim ne fabriken e vajit te ullirit

Sondazh

Poll